Kosova ia dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Bota Sot
Kosova ia dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

E mërkurë, 23 maj 2018

Kosova ia dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:37
Oliver Ivanoviq

Përmes zyrës së EULEX-it në Beograd, Kosova i ka dorëzuar Ministrisë serbe të Drejtësisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, shkruajnë mediat serbe.

Dokumentacioni përmban raportin e autopsisë dhe atë të hetimit, dhe pritet t’i dorëzohet Prokurorisë për Krim të Organizuar, ka njoftuar sot Ministria serbe e Drejtësisë.

Prokuroria për Krim të Organizuar kishte kërkuar në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në pjesën veriore të Mitrovicës, që autoritetet kosovare t’ua dorëzojnë një kopje të raportit të hetimit, skicat nga vendi i krimit dhe të gjitha të dhënat tjera që mund të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj vrasje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test