Ministri Tahiri konfirmon se ia ka dërguar Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Ministri Tahiri konfirmon se ia ka dërguar Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:10
Abelard Tahiri

Me anë të Zyrës së EULEX-it në Beograd, Ministria e Drejtësisë sot ia ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, dokumentacionin lidhur me vrasjen e Olivec Ivanoviqit.

Ashtu siç njoftoi më herët media, Ministria e Drejtësisë e Kosovës sot ia ka dërguar, me anë të Zyrës së EULEX-it në Beograd, Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dokumentacionin lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai e ka thënë se tashmë dokumentacioni i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë në Serbi.

Dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër të hetimit dhe do të përcillet në Prokurorinë për Krim të Organizuar, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë se lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para selisë së tij në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat