Gjuriq falënderon Rumaninë për mos njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Gjuriq falënderon Rumaninë për mos njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:57
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me përfaqësuesë nga Ministria e jashtme Rumune me të cilët ka folur në lidhje me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhueshme të Rumanisë ndaj Serbisë, integritetit dhe sovranitetit të saj, si dhe përkushtimin e shtetit Rumun për mosnjohjen e shpalljes së njëanshme të Pavarësisë së Kosovës, provincës tonë  jugore” tha Gjuriq.

Gjuriq, shprehu falënderimet e tij edhe për mbështetjen e çartë dhe të fuqishme në anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, duke cituar edhe kontributin e Rumanisë në hartimin e strategjisë së re për zgjerim të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat