Deputeti i AAK-së i reagon Hotit: Avdullah, kthehu kah realiteti!...

Aktuale

Deputeti i AAK-së i reagon Hotit: Avdullah, kthehu kah realiteti!...

Nga: A.ZH Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:27
Avdullah Hoti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj, ka reaguar pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka akuzuar Qeverinë Haradinaj për izolim të Kosovës.

Hoti, sot në një konferencë për media, ka thënë se ka kohë prej kur që zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës kanë vizituar një shtet tjetër ose ndonjë zyrtar i ndonjë shteti tjetër ka vizituar Kosovën.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të AAK-së, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Qeverinë Haradinaj, Kosova ka marrë mbështetje të fuqishme nga SHBA dhe nga presidenti Donald Trump, përcjell Bota sot.

Sipas Demaliajt, Avdullah Hoti nuk po pajtohet me përmbysjen e qeverisë ku vetë ishte minister.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Paska folë Avdullah Hoti sot. Paska thënë se Kosova s’ka qenë asnjëherë më e izoluar se sot nën qeverinë e Ramush Haradinajt. Dhe pikërisht në ditën ku ushëheqësit e Kosovës, duke përfshirë edhe Kryeministrin Haradinaj, marrin mbështetje të fuqishme nga ShBA dhe nga Presidenti Trump si dhe vlerësim për punën që po bëjnë. ?Avdullah Hoti, assesi s’po pajtohet me përmbysjen e qeverisë ku vetë ishte ministër. Por “e pamja” zgjat vetëm një javë. Avdullah kthehu kah realiteti!..!!!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat