Reagon edhe KGJK për akuzat e deputetëve të Kuvendit

Aktuale

Reagon edhe KGJK për akuzat e deputetëve të Kuvendit

Nga: B.S Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:39
Kuvendi i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me vëmendje ka përcjell diskutimet e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë  atë që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Sipas një reagimi për media, bazuar në Kushtetutë dhe Ligji, sistemi gjyqësor është i pavarur, i drejtë, apolitik e i pa-anshëm dhe siguron qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Respektimi i pushtetit gjyqësor dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore është obligim për të gjithë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, racore, të nivelit arsimor, apo bartësve të funksioneve shtetërore.  

Ligji garanton mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe mjetet juridike të cilat kanë të drejtë i shfrytëzojnë të gjitha palët në procedurë. Çdo tejkalim i autorizimeve kushtetuese dhe ligjore konsiderohet ndërhyrje në punën e gjyqësorit.  

Prandaj, me këtë rast, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si institucion i cili ka nxjerrë Kushtetutën dhe Ligjet mbi bazën e të cilave funksionon sistemi gjyqësori që t’i respektojë ato dhe të ndihmojë sistemin gjyqësor për përmbushjen e mandatit për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat