Rusia me influencë serioze në veri të Kosovës - Bota Sot
Rusia me influencë serioze në veri të Kosovës

Aktuale

E enjte, 24 maj 2018

Rusia me influencë serioze në veri të Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 shkurt 2018 Në ora: 18:06
Bahri Cani

Rusia vazhdon të përbëjë një sfidë serioze për shtetësinë e Kosovës, duke eliminuar kështu  edhe integrimin e Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare.

Rusia është e interesuar që të shtojë influencën në Ballkan për shkaqet e saj strategjike politike, ushtarake dhe ekonomike. Ajo madje ka edhe influencë serioze në veri të Kosovës.

Kështu vlerëson analisti politik, Bahri Cani, ku sipas tij, Rusia ka gjetur një partner tradicional në Ballkan - Serbinë dhe serbët.

Në një prononcim për “ Bota sot”, Cani ka thënë se Rusia prej vitesh ka shtuar aktivitetet e saj në Serbi dhe në rajonet e banuara me serbë në Bosnje-Hercegovinë.

“Rusia ka tentuar që të shtojë influencën edhe në Mal të Zi, me qëllim strategjik ushtarak - daljen në Adriatik, por kjo ka dështuar, pas futjes së Malit të Zi në NATO. Në përgjithësi për Ballkanin është tepër e rrezikshme që Rusia dhe NATO-ja e shohin këtë rajon si një rajon ku eventualisht mund të tregojnë muskujt e tyre dhe do të ishte mirë që këtë ta kuptojnë të gjithë liderët e rajonit. Por kjo është më shumë shpresë sesa realitet, sepse ndonjë veprim racional i liderëve të rajonit nuk pritet - të paktën jo të liderëve të tanishëm. Sa i përket Kosovës, Rusia ka një influencë serioze në veri të Kosovës në mesin e serbëve, por Moska e ka shumë të qartë se atje nuk mund të ketë ndonjë mbështetje. Ndaj ajo ka mbështetur dhe do të mbështetë në tërësi interesat e Serbisë karshi Kosovë”, ka thënë analisti politik Cani.

Ai konsideron, se Rusia nuk do ta mbështetë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare apo në OKB pa ndonjë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Jo për shkak se Kosova, është tepër e rëndësishme strategjikisht për Rusinë, por për shkak se ajo do të ruajë influencën në territoret e banuar me sllavë. E dyta, Kosova i shërben asaj në KS të OKB për të treguar muskujt ndaj vendeve perëndimore, në radhë të parë ndaj SHBA-së. Nga Rusia nuk mund të pritet pra ndonjë mbështetje e Kosovës. Më e mira që mund të arrihet do të ishte abstenimi në organizatat ndërkombëtare, pra mos pengimi i saj. Ajo që Kosovën në këtë moment duhet ta shqetësojë shumë më shumë, është kriza e brendshme, sepse në Kosovë aktualisht nuk ka asnjë fuqi që mund t'i prezantojë denjësisht interesat e saj jashtë vendit. Kosova ka probleme tepër të mëdha të brendshme dhe atë si në pozitë ashtu në opozitë. Ndërkohë që ka dhe një influencë të jashtëzakonshme të listës Serpska”, ka thënë analisti politik Cani.

Sipas tij, Kosova duhet të përqendrohet më shumë tek zhvillimet brendshme sesa influenca e Rusisë.

“Ky element mund të jetë në këtë periudhë tepër i rëndësishëm në qoftë se Kosova vërtet futet në ndonjë konflikt me vendet perëndimore - përmes përpjekjeve të saja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Në këtë mënyrë do të rikthente edhe fuqinë ruse e cila me siguri që menjëherë do të kërkonte formimin e një Gjykatë nën ombrellën e OKB, e në rast ftohjeje apo konflikti me Perëndimor, ajo do të gjendet eventualisht mbështetje edhe në Uashington, Paris dhe Londër. Më thjesht: në këtë moment rreziku më i madh për Kosovën nuk është në Moskë por në Prishtinë”, ka thënë Cani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test