Haradinaj: Po insistojmë për pikën 8 të marrëveshjes për demarkacionin

Aktuale

Haradinaj: Po insistojmë për pikën 8 të marrëveshjes për demarkacionin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:52
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural duke folur për gjendjen e kullave të Jasharajve në Prekaz, tha se gjendja nuk është për tu krenuar, dhe duhet të ndërmerren hapa në drejtim të përmirësimit të gjendjes.

“Kullat në këtë gjendje  janë shkaktuar si shkak i luftës mirëpo kërkohet kujdes që këto kulla të konservohen, sepse  që 18 vjet ato nuk janë restauruar.

Duhet të kërkohet përgjegjësi, në cilësi të kryetarit  dhe nga takimet me njerëzit kompetentë të cilët janë për ta shtyer këtë iniciativë përpara, mendoj se ligji do ta zgjidh këtë proces.

E di që një buxhet simbolik në Agjencinë për Mbrojtjen e Memorialeve nuk mund të bënte më shumë se kaq mirëpo mjetet janë ndarë për cdo vit dhe nuk janë ekzekutuar , sepse po të ekzekutoheshin do të shihej një gjë e tillë. Nesër do të takohemi me kryetarin e agjencisë dhe do të jipen detaje të mëtutjeshme, mendoj që kjo pamje nuk duhet të ekzistojë më , dhe përgjegjësit duhet të zbatojnë ligjin.” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se ligji për memorialet nuk e përshkruan pamjen por vetëm i jep të drejta asaj prone, dhe ai pret që ky ligj të kalojw sa më shpejtë në lexim të parë.

“Ligji nuk e përshkruan pamjen, ai i jep të drejta asaj prone, përcakton obligime shtetërore ndaj atij kompleksi, ajo do të jetë pronë nacionale,.

Ky ligj i jep drejtim si monument kulturor historik i ruajtur nga shteti ,dhe i hapur për qytetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë.” deklaroi Haradinaj.

“Ligji duhet të procedohet nesër në ora 11 nesër në lexim të parë, dhe nuk kemi cka të diskutojmë më gjatë, nuk shoh ndonjë rezervë nga deputetët , mirëpo duhet të intensifikohet se kush duhet të mirëmbajë këtë kompleks, kam informacione se në këtë kompleks nuk ka roje,  është jo e logjikshme mos të ketë roje të financuar nga shteti.”  Shtoi Haradinaj.

Haradinaj shtoi se para epopesë së UCK-së  përfundohet me ligjin për Kullat e Jasharajve.

Ai poashtu shtoi se është jashtëzakonisht fakt jo i mirë gjendja e kullave sepse në rast të vizitave të ndonjë delegacioni të huaj, ne nuk kemi cka të ekspozojmë aty, sepse gjendja nuk është e mirë.

“Në rast se vjen ndonjë delegacion, nëse shkojme drejtëpërdrejtë nga kompleksi nuk kemi çka të ekspozojmë sepse nuk është gjendja që na bën të ndihemi krenar.” tha ai

Nuk ka munguar vullneti për kujdes institucional, shqiptarët kanë bërë shumë sakfrica të kohës dhe nuk është vetëm lufta e fundit e cila duhet të ekspozohet.” deklaroi Haradinaj.

Duke folur për të arriturat dhe dështimet e Kosovës në këto 10 vite të Pavarësisë së Kosovës, ai cilësoi se funksionalizimi i plotë i insititucioneve të Kosovës është një sukses i rradhës i Kosovës, duke shtuar se Kosova ka pasur dhe ka ende probleme dhe ngecje në shëndetësi e arsim e madje edhe probleme ndëretnike.

“Kosova ka të arritura ,dështime dhe sfida që e presin Kosovën, të arriturat më të mëdhaja janw funksionimi institucional ,ndërkaq mungesa e ushtrisë është dicka që duhet të kompletohet, ka problem në shëndetësi dhe arsim, dhe ka problem ndëretnike, problem kryesor është liberlizimi i vizave” shtoi Haradinaj

“Nuk mendoj që Evropa është babadimër dhe këtë nuk do ta jep falë.” shtoi Haradinaj

Duke folur për ratifikimin e Demarkacionit, Haradinaj shtoi se duhet të shikohen interesat e të dy palëve e sidomos nëse dikush dëmtohet me këtë marrëveshje, mirëpo me theks të veçantë ai shtoi se Kosova humb territor nga marrëveshja aktuale e Demarkacionit.

“Ratifikimi kërkon dy të tretat, nëse shohim situatën reale ,e shoh që shumë pak e kuptojnë këtë situatë, duhet me mendu që ka njerëz të pakënaqur të cilët mund të na bëjnë dëme, mendoj që kjo situatw duhet të kuptohet drejt.

Potencialisht nëse i dëmtojmë shqiptarët e kosovës, shqiptarët kanë traditë kur vije puna te prona, duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundshme, në një mënyrë që të dy palët të jenë të kënaqura.” shtoi Haradinaj.

“E njoh situatën që kur ratifikohet një marrëveshje ajo marrëveshje është valide, ne e kemi një të gjetur nga raporti i Shpejtim Bulliqit ku janë evidentuar gabime. Kosova humb territor, ne po insistiojmë për pikën 8 të kësaj marrëveshje, ku thuhet se në rast se palet evidentojnë gabime ato do të rinegociohen, dhe në këtë kontekst kërkojmë një marrëveshje mes dy shteteve”, përfundoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat