Haradinaj takon Madeleine Albright

Aktuale

Haradinaj takon Madeleine Albright

Nga: D.RR Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:38
Haradinaj takon Madeleine Albright

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar edhe miken e Kosovës, Madeleine Albright.

Haradinaj ka publikuar foton me Albright, ku e falenderon në emër të secilit shtetas të Kosovës.

Postimi i Haradinajt:

Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.

Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë.

Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat