Reagon Ismet Beqiri: Në LDK nuk ka ushtrues detyre, kryetar është Isa Mustafa

Aktuale

Reagon Ismet Beqiri: Në LDK nuk ka ushtrues detyre, kryetar është Isa Mustafa

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:29
Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri

Gjatë ditës së sotme në medie është raportuar se LDK-ja mund të ketë ushtrues detyre të kryetarit gjatë kohës kur Isa Mustafa po qëndron në Gjermani për shërim. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri e ka sqaruar këtë situatë, duke mohuar gjithçka.

Njëri nga kompentët më serioz të partisë në këto momente ka thënë se statuti i partisë nuk e specifikon këtë gjë dhe se LDK-ja po ecën shumë mirë pasi që në këtë situatë liderin e zëvëndësojnë nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm.

“LDK ka Kryetarin e Partisë, tre nenkryetar, sekretarin e përgjithshëm. Këta janë 5 zyrtarët më të lartë të saj. Në mungese të kryetarit për arsye te ndryshme, atë e zëvendsojnë nenkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e kryesisë me autorizim të Kryetarit(Neni 6.2 i Statutit të LDK-së).

Poashtu, neni 31.2 flet per këtë çështje (punën e kryesisë e drejton kryetari, në mungesë të tij, e zëvendsojnë nënkryetarët dhe sekretari i sërgjithshëm). As nuk e kemi biseduar, as nuk e shoh aspak të nevojshme të shtrohet çështja se kush e zëvendëson kryetarin kur kjo çështje është e përcaktuar me statut.

Poashtu është e pamoralshme, e papranueshme dhe e panevojshme të flasim se kush do të zevendsoj kryetarin , se a do të mbahen zgjedhje të parakohshme në LDK (të rregulltat janë vitin e ardhshem) kur kryetari është në rehabilitim shëndetësor. Të gjitha forumet, strukturat janë duke funksionuar pa problem. Këtë e them me kompetencë sepse jam me statut i obliguar dhe kompetent të kujdesem dhe përcjell zbatimin e vendimeve dhe funksionimin e forumeve të partisë.(neni 35 i Statutit). Mendoj që lajmet e tilla jan m? shum? për konsum ditor,ne presim t? kthehet kryetari Mustafa ndërsa deri atëherë partia do të funksionoj ashtu siç e përcakton dokumenti ynë më i lartë juridik-Statuti”, ka thënë Ismet Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat