Deputeti i Nismës: Edhe nëse kalon demarkacioni, nuk e kemi të garantuar liberalizimin

Aktuale

Deputeti i Nismës: Edhe nëse kalon demarkacioni, nuk e kemi të garantuar liberalizimin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:09
Enver Hoti

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se edhe në rast të ratifikimit të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk garantohet liberalizimi i vizave.

Hoti vlerëson se qeveria po bënë punën e duhur, dhe opozita nuk ka arsye për të tentuar rrëzimin e saj. Lidhur me mospjesëmarrjen e Nismës në darkën e shtruar në rezidencën e zëvendëskryeministrit Pacolli, tha se nuk ka qenë obligative.

Lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, deputeti i Nismës tha se nuk ishte mënyra e as momenti i duhur për ta bërë një veprim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat