Qeveria Haradinaj s’e pret fundin e vitit

Aktuale

Qeveria Haradinaj s’e pret fundin e vitit

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 08:38
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, është i bindur se qeveria “Haradinaj” nuk do ta presë fundin e këtij viti, me ç’rast Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këto komente Deda i ka bërë gjatë një interviste për zëri, duke shtuar se prej formimit e deri më tani ekzekutivi nuk e ka bërë asnjë punë të mirë.

Deputeti i Alternativës për Kosovën ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, duke potencuar se nëse kjo temë nuk merr epilog pozitiv gjatë këtij muaji, atëherë qytetarët e vendit duhet ta harrojnë liberalizimin e vizave me BE-në së paku deri në vitin 2020.

Pavarësisht kritikave nga zyrtarët qeveritarë, të cilët deklaruan se Strategjia për Zgjerim e BE-së e favorizon Serbinë, Deda mendon ndryshe.

Sipas tij, kjo Strategji kërkon definim të kufirit me Serbinë dhe një marrëveshje të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat