Anita me veshje të tejdukshme në takim me Joe Biden, komentuesja e bën për “pesë pare”

Aktuale

Anita me veshje të tejdukshme në takim me Joe Biden, komentuesja e bën për “pesë pare”

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:02
Anita Haradinaj gjatë takimit me Joe Biden

Në vizitën që i ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë me vete edhe bashkëshorten e tij Anitën.

Ata kanë pasur takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë amerikan dhe liderë të tjerë botëror, të cilët kanë pasur fjalë të mira për Kosovën.

Por, në Kosovë, ka pasur kritika të shumta për bashkëshorten e kryeministrit, e cila mori vëmendjen me veshjet e saj në këto paraqitje.

Fillimisht ajo është akuzuar për çantën që kishte me vete, të markës së njohur Louis Vuitton, e cila kushton 1920 dollarë.

E gjatë takimit me ish-nënpresidentin amerikan Joe Biden, Anita kishte veshur një kostum jo të përshtatshëm për takime serioze. Ajo është shfaqur me një këmishë me shkëlqim dhe transparente, e cila ia zbulon sytjenat e zeza, shkruan Bota sot.

Për këtë, ajo është kritikuar ashpër nga një qytetare, e cila ka komentuar në foton që zonja Haradinaj ka publikuar në Facebook.

Sipas qytetares, gruaja e kryeministrit duhet të shfaqet më elegante, e jo sikur në ndejat e artistëve.

“e dashur paraqitu me elegante sepse nuk jeni ne ndejat e artistave...spo te shkon veshja me keto figura...flm per mirkuptim , vetem dua te shoh bukur elegante sipas ndejave”, është komenti që ka shkruar komentuesja sipër fotos së Anitës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat