Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Isa Mustafa

Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka treguar se si është gjendja shëndetësore e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Gecaj ka thënë se shëndëti i tij është duke pasur në vazhdimësi përparime.

Tutje ai ka treguar se ish-kryeministri i Kosovës është ende nën tretmanin fizioterapik.

“Kryeministri Mustafa ka përparime të vazhdueshme dhe gjendja e tij vazhdimisht është në përmirësim e sipër. Tani për tani është ende nën tretmanin fizioterapik”, ka thënë ai.

I pyetur se kur do të kthehet në Kosovë, kryetari Mustafa, ai ka thënë se nuk dëshiron të spekuloj sepse nuk dihet edhe sa kohë i duhet të qëndrojë në terapi.

Sipas tij mjekët janë ata të cilët do të tregojnë saktë se kur Mustafa është gati t’i kthehet vendit e punës së tij.

“Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të spekulojmë edhe sa kohë i nevojitet të qëndrojë në terapi, pasi që është vendim i mjekëve. Megjithatë, mjekët janë optimist se Kryeministri Mustafa do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe do ti kthehet shëndosh e mirë familjes së tij, por edhe jetës dhe veprimtarisë së tij paraprake”, ka përfunduar ai.

Duhet theksuar se, në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat