Ish-ushtaraku i UÇK-së del me ide të re për kompleksin memorial të familjes Jashari

Aktuale

Ish-ushtaraku i UÇK-së del me ide të re për kompleksin memorial të familjes Jashari

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:55
Hafir Hoxha

Ish-ushtaraku i UÇK-së Hafir Hoxha, është përfshirë në debatin për rregullimin e objekteve në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ai përmes një shkrimi të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka dhënë një ide se si të rregullohet objekti i familjes Jashari.

Hoxha ka prezantuar një ide me kupolë xhami, në formë plisi, e cila, sipas tij, do të kushtojë shumë më lirë se sa po përmendin disa individë këto ditë në politikën e Kosovës.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Pasi po flitet me vonesë me e siguruar objektin e familjes Jashari, ja një ide me kupolë xhami dhe formë plisi, ku edhe çmimi do të jetë shumë fish më lirë se sa po përmendin disa individë këto ditë në politikën kosovare. Edhe me prodhime nga Zvicra do të jetë shumë më lirë se sa ata që po flasin për investime./BS

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat