Ideja e Limajt, demarkacioni afër zgjidhjes

Aktuale

Ideja e Limajt, demarkacioni afër zgjidhjes

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 20:42
Fatmir Limaj

Demarkacioni me Malin e Zi bëri që zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, të zhvillojë një takim në Mal të Zi.

Nga atje u kthye me një ide për zgjidhjen e këtij problemi.

Ai po beson se të dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Malit të Zi, do të tregojnë gatishmëri për korigjimin e gabimeve eventuale dhe ky problem do të merr fund.

“Ka hapësirë të mjaftueshme që dy qeveritë tona t’i marrin zotimet dhe obligimet për të përmirësuar dhe korrigjuar çdo pikë, aty ku vlerësohet se ka lëshime apo gabime gjatë asaj marrëveshjeje, dhe aty ku gabime të korrigjohen, nëse ka”.

Deputetët po thonë se nuk janë ftuar të diskutojnë në lidhje më këtë ide të re të Limajt.

“Ta zëmë as nuk jemi ftuar nga z. Limaj apo kushdo që ka menduar për një zgjidhje tjetër, nuk jemi ftuar në ndonjë tryezë apo tavolinë bisedimesh, për ta shqyrtuar se ku është ideja e tij, krejt çka kam parë është në media, që z. Limaj ka thënë se e ka një zgjidhje por zgjidhje të cilën nuk e ka biseduar me askënd nga opozita dhe me forcat tjera politike”.

Por, partneri i koalicionit po thotë se improvizimet në këtë rast nuk janë të mira.

“Ka pasur ide të ndryshme por nuk kanë vlejtur për shkak se deputetët janë të vetëdijshëm që Kosova ka humbur tokë, sa i përket variantit të parë, prandaj improvizimet nuk janë të mira në këtë rast”

Të vetmet parti që e mbështesin çështjen e demarkacionit janë PDK dhe LDK, madje ata po bëjnë thirrje që të votohet dhe të procedohet version actual në Kuvend.

“Ne presim dhe kërkojmë që shumë shpejtë të procedohet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. LDK e mbështet këtë marrëveshje plotësisht. Ne jemi të vendosur që menjëherë pas votimit të demarkacionit Qeveria të jap dorëheqje”

Demarkacioni me Malin e Zi është një ndër kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat