Kusari Lila zgjidhet kryetare e Alternativës

Aktuale

Kusari Lila zgjidhet kryetare e Alternativës

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 21:07
Mimoza Kusari Lila

Sot është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor e subjektit më të ri politik në vend, Alternativa.

Fillimisht delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm, i është drejtuar deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, i cili këtë ditë e vlerësoi si një nismë të mbarë jo vetëm për Alternativën, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Një adresim të veçantë, para delegatëve kishte edhe kryesuesja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se Alternativa ka lindur si domosdoshmëri e vlerave dhe parimeve në politikëbërjen e vendit tonë.

Kuvendin zgjedhor të Alternativës e kanë përshëndetur edhe mysafirët e pranishëm nga partitë tjera, si Ismet Beqiri, sekretar i LDK-së, Korab Sejdiu, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, kurse me prezencën e tyre këtë Kuvend e nderuan edhe përfaqësuesit e NDI-së në Kosovë.

Procesi zgjedhor vazhdoi me dy propozime për të parin e Alternativës, ku nga deputeti Ilir Deda, propozoi si kandidate znj. Mimoza Kusari Lila, ndërsa si kundër kandidat nga Kuvendi u propozua Abdurrahman Belegu.

Me 100 vota të delegatëve, Alternativa si kryetare zgjodhi znj. Mimoza Kusari Lila.

Kuvendi vazhdoi punimet duke zgjedhur 51 delegatë të Këshillit të përgjithshëm, të cilët më pas zgjodhën edhe Kryesinë e Alternativës, e cila përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë, prej tyre nënkryetar i parë u zgjodh Ilir Deda dhe nënkryetar i dytë Reshat Nurboja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat