CIA me këtë veprim për Kosovën, i jep një goditje tjetër Serbisë

Aktuale

CIA me këtë veprim për Kosovën, i jep një goditje tjetër Serbisë

Nga: I.J. Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 21:14
Ilustrim

Sa më shumë që Serbia po mundohet ta izoloj Kosovën, miqtë tanë më të mirë po e promovojnë Shtetin tonë më tepër.

Agjencia Qendrore e Intelegjencës (CIA) ka realizuar një kuiz në faqen e saj zyrtare të rrjetit social Twitter, në të cilën ka përfshirë edhe Kosovën.

Institucioni i intelegjencës amerikane ka parashtruar një pyetje për Kosovën.

“Kosova, një shtet me madhësi sa të Delaware (një nga 50 shtet e SHBA-ve, v.j) i rrethuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, cilën monedhë e përdor?”, pyeti CIA ndjekësit e vet në Twitter.

Ndërkaq, në listën e përgjigjeve ndodheshin: Leku, Euro, Dinari dhe Gold Dragon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat