Debati për flamurin, anëtari i AAK-së e quan “patriot” deputetin e LDK-së

Aktuale

Debati për flamurin, anëtari i AAK-së e quan “patriot” deputetin e LDK-së

Nga: A.Zh Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 10:14
Flamuri kombëtar dhe flamuri i Republikës së Kosovës

Njohësi i çështjeve juridike dhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muhamet Kelmendi, i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për flamurin e Kosovës.

Abdixhiku, mbrëmë në një postim në Facebook, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, duke thënë se flamuri i Republikës së Kosovës po vendoset në tërë botën, por jo edhe  në Prishtinë.

E ndaj kësaj ka reaguar Muhamet Kelmendi, i cili e ka quajtur “patriot”, deputetin e LDK-së, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se flamuri kombëtar, është shumë më domethënës se flamuri i Kosovës.

Më poshtë reagimi i Kelmendit:

“"Patriotit"te LDK: ABDIGJIKUT!

Flamuri kombetar eshte shume me domethenes se flamuri i Republikes se Kosoves.

Flamuri i Republikes respektohet vetem ne kete ane.

Ndersa:
Flamuri kombetar simbolizon gjakun, djeresen, punen dhe aktivitetin historik te tere kombit shqiptar per SHTETIN-KOMB/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat