Pacolli: Wikipedianët e rinj janë ambasadorë digjitalë të Kosovës

Aktuale

Pacolli: Wikipedianët e rinj janë ambasadorë digjitalë të Kosovës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:20
Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka vizituar të rinjtë që po mbledhin informata për Kosovën në mënyrë që ta pasurojnë faqen Wikipedia.

Pacolli tha se këta të rinj për dy vikende kanë pasuruar Wikipedian me informata nga Kosova me rreth 600 artikuj.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Ështe vërtetë ndjenjë e veçantë t’i vizitojë wikipedianët e rinj, që me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, për dy vikende radhazi e pasuruan enciklopedian wikipedia për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe e kategori dhe bënë rreth 5000 redaktime.

Ata janë ambasadorët digjitalë të vendit tonë. Ata po e promovojnë imazhin e Kosovës në marrëdhëniet me jashtë.

Falënderoj ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean Hubert Lebet, që na u bashkua në këtë ngjarje. Falënderoj po ashtu wikipedianët nga Evropa, që gjetën kohë të japin kontribut të rëndësishëm. Ministria do të vazhdojë t’i mbështesë iniciativat të tilla edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat