Pacolli: Deklaratat e zyrtarit austriak të pamatura, sjellin gjakderdhje

Aktuale

Pacolli: Deklaratat e zyrtarit austriak të pamatura, sjellin gjakderdhje

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 18:05
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka konsideruar si te pamatur deklaratën e Zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache, se duhet t’i jepet autonomi Veriut të Kosovës. Pacolli ka thënë se idetë e tilla sjellin gjakderdhje.

“Deklaratat si kjo e zëvendëskancelarit të Asutrisë janë të pamatura dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë”, ka thënë Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli .

“Ne falënderojmë Austrinë për kontributin e madh që ka dhënë në Kosovë dhe rajon, por e kundërshtojmë fuqishëm deklaratën e zëvendëskancelarit, duke konsideruar se ajo deklaratë është dhënë pa e njohur mirë situatën reale në Kosovë”, ka shtuar ai.

Kryediplomati kosovar ka kundërshtuar edhe idetë tjera për shkëmbim territoresh e ndarje të Kosovës. Ai ka thënë se ide të tilla sjellin luftëra.

“Çdo iniciative e kësaj natyre mund ta hape 'Kutinë e Pandorës' dhe mund te krijoje situata qe sjellin gjakderdhje. Kosova ka shpallur pavarësinë e vet dhe është njohur nga  shumica e shteteve te botes, andaj fokusi i te gjithëve duhet te jete lufta kundër krimit te organizuar dhe siguria e mirëqenia e te gjithë qytetareve ne veri te Kosovës”, ka shtuar Pacolli.

“Serbia duhet te heqë dore nga financimi i grupeve kriminale te serbëve ne ate pjese dhe bashkesia nderkombetare duhet ta ushtrojë presionin e vet ne kete drejtim. Institucionet e Kosovës kane kapacitetin e duhur qe te vendosin rend dhe ligj ne veri te vendit”, ka deklaruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat