Si shkuan ditët kur Thaçi, Haradinaj e Veseli e lanë vendin pa udhëheqës

Aktuale

Si shkuan ditët kur Thaçi, Haradinaj e Veseli e lanë vendin pa udhëheqës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:54
Veseli, Thaci, Haradinaj- Kosova ne arenen nderkombetare

Kosova si rrallë herë ka përjetuar ndjenjën që brenda saj mos ta ketë asnjërin nga tre liderët kryesorë të saj. Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, kishin udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kishte qenë në udhëtim zyrtar në Kroaci.

Lënia e Kosovës, pa asnjërin nga liderët kryesor, përbënë shkelje të ligjit për Protokollin Shtetëror. Kjo përshkak se sipas këtij ligji, vendi nuk duhet të qëndrojë pa të paktën njërin nga këta liderë.

Në këtë ligj arsyetimi për këtë thuhet të jetë ndonjë situatë e papritur që mund të ndodhë, dhe mungesa e liderëve bënë që mos të ketë mundësi për marrjen e ndonjë vendimi të madh, specifikisht rrezikimi i shtetit nga ndonjë luftë dhe gjëra të tjera.

Mirëpo, përkundër që vendi mbeti pa prezencën fizike të presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, gjërat shkuan mjaft mirë. Nuk është marrë asnjë vendim nga këto institucione, të cilat do të mund të shkaktonin ndonjë paknaqësi nga ana e qytetarëve.

Në presidencë, nuk pati vendime të tipit që ishte tentimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale.

Por, vendimet munguan edhe nga ana e qeverisë së vendit.

Aty nuk u mor asnjë vendim gjatë kësaj kohe, përshkak të mungesës së shefit të qeverisë, Ramush Haradinajt.

Munguan vendimet e saj të llojit si ajo i rastit të Kumanovës, falje e ndonjë borxhi, si ka ndodhur me kompanitë e ujit, por edhe munguan vendimet si ai për dyfishimin e pagave për punëtorët e qeverisë, transmeton Insajderi.

Por, ndryshe nga ana e dy institucioneve tjera. Kuvendi i Kosovës u mblodh për diskutim. Përkundër që aty mungoi Kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli.

Por, vendime nuk u morën. Kjo përshkak të mungesës së korumit në këto seanca.

E mungesa e madhe e deputetëve nëpër seanca të Kuvendit, irritoi nënkryetarin Xhavit Haliti.

Ai paralajmëroi se në momentin që Veseli do të kthehet në Kosovë, do të diskutohet për të marrë vendim, që t’u ndalohen meditjet të gjithë deputetëve që nuk janë prezent në seanca.

Përkundër që Veseli tashmë gjendet në Kosovë, ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Kjo pritet që të jetë ndër sfidat e para gjatë kësaj kohe, për të parin e Kuvendit.

Do të shihet nëse do të marrë një vendim të tillë, për ndalimin e meditjeve për ata deputetë që mungojnë në seancat plenare.

Gjërat shkuan mirë në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Akil Gjakova ka arritur të stoliset me medaljen e artë në Grand Slam në Paris.Gjakova e ka siguruar medaljen e artë, pasi ka mposhtur në finale, Lasha Shavdatuashvili.

Pas këtij triumfi, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë -73 kilogramë.

E lajmet e mira, nuk u ndalën me kaq.

Kjo përshkak sepër herë të parë në një Kampionat Botëror ka marr pjesë edhe Kosova, me skiatorin Albin Tahiri. Ai ka debutuar në garën e Super G, që ishte historike për vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat