Hoxhaj: Serbia po bën propagandë para dhjetëvjetorit të pavarësisë

Aktuale

Hoxhaj: Serbia po bën propagandë para dhjetëvjetorit të pavarësisë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 20:42
Enver Hoxhaj

Zëvendëskyeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia po bën propagandë kundër Kosovës me lajme të rrejshme, në ditët kur shteti po përgatitet ta shënojë një dekadë të pavarësisë.

Sipas Hoxhajt, Serbia ka intensifikuar propagandën, teksa Kosova është në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë.

“Serbia po e intensifikon agjendën propaganduese dhe sulmet ndaj Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

“Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet hibride rreth ndarjes territoriale dhe ndryshimit të kufijve janë pjesë e një fushate sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka thënë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat