Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së, Kadaj-Bujupi nuk e tregon arsyen

Aktuale

Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së, Kadaj-Bujupi nuk e tregon arsyen

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:52
Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së

(E plotësuar) - Ndonëse takimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë zgjati më shumë se një orë, asnjë nga anëtarët e këtij Komisioni nuk kanë deklaruar për media lidhur me atë se çka është diskutuar.

Kryetarja e këtij Komisioni, Donika Kadaj-Bujupi tha se takimi ishte i mbyllur dhe se nuk mund të ndaj informata se çka është diskutuar.

Bujupi: Nuk mundem të ndaj informatën sot me ju

"Ishte takim i mbyllur për media, rrjedhimisht nuk mundem të ndaj informatën sot me ju. Po ju them edhe një herë ishte takim i mbyllur. Faleminderit", tha ajo pas përfundimit të takimit. 

Kadaj-Bujupi nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse në këtë komision është diskutuar për vrasjen e një të riu nga Kosova në Siri, ashtu siç është raportuar dje në media.

Bujupi: Po të jepja informata për media sigurisht që ju do të ishit brenda

“Po të jepja informata për media sigurisht që ju do të ishit brenda, mirëpo meqë ishte takim i mbyllur do të mbetet i tillë”, tha ajo.

***

Asnjë nga anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk kanë deklaruar lidhur me atë se çka është diskutuar sot në këtë komision.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Donika Kadaj-Bujupi tha se takimi ishte i mbyllur dhe se nuk mund të ndaj informata se çka është diskutuar.

"Ishte takim i mbyllur për media, rrjedhimisht nuk mundem të ndaj informata më shumë. Po ju them edhe një herë ishte takim i mbyllur. Faleminderit", tha ajo pas përfundimit të takimit.

Kadaj-Bujupi nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse në këtë komision është diskutuar për vrasjen e një të riu nga Kosova në Siri, ashtu siç kanë raportuar dje mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat