Haradinaj: Me shtetin e lowas na lidhin shumë vlera të përbashkëta

Aktuale

Haradinaj: Me shtetin e lowas na lidhin shumë vlera të përbashkëta

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj është duke vazhduar vizitën e tij në Amerikë.

Haradinaj me këtë rast ka theksuar se në shënjimin e dhjetë të jubileut të pavarësisë, janë mbledhur bashkë në Konsulatën e Republikës së Kosovës në shtetin lowa me miqtë e Gardës Kombëtare, përfaqësues të institucioneve publike, të botës akademike, si dhe bashkatdhetarë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se shteti i lowas ka mbështetur Kosovën në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe në profesionalizimin e saj.

Ky është postimi i plotë:

Në shënim të jubileut të dhjetë të pavarësisë, u mblodhëm bashkë në Konsulatën e Republikës së Kosovës në shtetin Iowa me miqtë e Gardës Kombëtare, përfaqësues të institucioneve publike, të botës akademike, si dhe bashkatdhetarë. Shteti i Iowas na ka mbështetur në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në profesionalizimin e saj. Fokus për të ardhmen do të jetë aftësimi i rinisë sonë dhe për këtë përfaqësuesit e universiteteve të Iowa-s shprehen gatishmërinë për vendosjen e bashkëpunimit me universitetet e Kosovës. Me Iowa-n na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit është e një dobie të veçantë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat