Formimi i Asociacionit është vendimtar për dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale

Formimi i Asociacionit është vendimtar për dialogun Kosovë – Serbi

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 12:31
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq, që njëherësh është edhe ministër për Komunitete e Kthim, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave serbe është vendimtare për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq, që njëherësh është edhe ministër për Komunitete e Kthim, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave serbe është vendimtare për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ministri Jevtiq është duke qëndruar për vizitë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Matthew Palmer për situatën aktuale në Kosovë si dhe për pozitën e serbëve e të joshqiptarëve.

Palmer ka theksuar se e kupton sidomos pozitën serbëve në Kosovë duke vlerësuar se pret më shumë angazhim në zgjidhjen e problemeve dhe ai, njëkohësisht, ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së që të vazhdojë përkrahjen për stabilitet e bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet serbo – shqiptare, thotë kumtesa të cilën e përcjellin medie të Beogradit.

Sipas kumtesës, Jevtiq bashkëbiseduesin e ka njoftuar me problemet, por edhe me zgjidhjen e mundshme të disa çështjeve e në veçanti ka përmendur çështjen e pronës së uzurpuar dhe kthimin e serbëve të shpërngulur në Koosvë

“Ka shumë sfida që na presin sivjet. Kemi shansin që disa nga probleme t’i zgjidhim ashtu që i gjithë Ballkani Perëndimor të ecën përpara e të bëhet pjesë e BE-së. Përkrahja e SHBA-së për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Kosovë është me rëndësi të jashtëzakonshme. Vrasja e Oliver Ivanoviqit kërkon përgjigje në pyetjen kush dhe pse e ka bërët atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat