Ministri Lekaj e politizon autostradën Prishtinë-Gjilan

Aktuale

Ministri Lekaj e politizon autostradën Prishtinë-Gjilan

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:08
Nënshkrimi i kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe operatorëve ekonomik

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj e ka politizuar çështjen e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan, pas nënshkrimit të kontratës me operatorët ekonomik që do të ndërtojnë këtë autostradë.

Në nënshkrimin e kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe operatorëve ekonomik, ministri Lekaj kishte zgjedhur dy deputetë të pozitës për nënshkrimin e kontratës.

“Në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të mijë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Lekaj.

Në shkrimin e tij në Facebook ku ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës me operatorët ekonomikë, Lekaj ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), që kishte qeverisur me Kosovën para ardhjes së qeverisë së tanishme.

“Ashtu siç e kam thënë nga fillimi, nuk kemi ardhur në qeveri, respektivisht në Ministrinë e Infrastrukturës për të bollkuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë”, ka thënë Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat