Seancë solemne për presidentin slloven

Aktuale

Seancë solemne për presidentin slloven

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 07:08
Thaçi dhe Pahor

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne me rastin e vizitës së presidentit të Sllovenisë Borut Pahor.

Në seancën solemne, deputetëve do t’u drejtohet  presidenti Pahor.

Pahor ka filluar dje vizitën në Kosovë  ku është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërsa sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës  Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat