Gjykata liron policët serbë që dyshohen se fshehën provat në rastin Ivanoviq

Aktuale

Gjykata liron policët serbë që dyshohen se fshehën provat në rastin Ivanoviq

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 08:11
Ilustrim

Dy policët e Kosovës, Zharko Jankoviq dhe Dragisha Markoviq janë lënë të lirë mbrëmë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ndonëse Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit.

Ata dyshohen se kanë fshehur provat në rastin e vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar.

Policët  dyshohet se një gëzhojë plumbi e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera. Po ashtu, dyshohet se nuk e kanë ruajtur vendin e ngjarjes në ditën kur është vrarë Ivanoviqi.

Vendimin e Gjykatës për lirimin e policëve nuk e ka mirëpritur Prokuroria. Ajo, pos që e ka vlerësuar si vendim të papritur, ka paralajmëruar se të martën do të bëjë ankesë ndakj këtij vendimi.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar para selisë së partisë së tij në veriun e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat