Ja çka thuhej në letrën e urimit të Trump-it që e pranoi sot Thaçi

Aktuale

Ja çka thuhej në letrën e urimit të Trump-it që e pranoi sot Thaçi

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 09:26
Hashim Thaçi dhe Greg Delawie

(E plotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë, përmes ambasadorit amerikan në Kosovë ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Letra e plotë:

I nderuar z. President,

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj.

Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald Trump

Image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar telegram urimin e dërguar nga presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.

Telegrami i është dhuruar të parit të shtetit nga diplomati amerikan në Prishtinë, Greg Delawie. 

"Presidenti Thaçi, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit, pranon nga ambasadori amerikan urimin e presidentit Trump" thuhet në njoftimin e Presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat