Veseli: Duhet t'i forcojmë lidhjet tona me Slloveninë

Aktuale

Veseli: Duhet t'i forcojmë lidhjet tona me Slloveninë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:36
Kadri Veseli dhe Borut Pahor

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka pritur në takim Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor.

Me këtë rast Veseli ka thënë se Sllovenia mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim, ndërsa për Presidentin Pahor ka theksuar se ka qenë përherë zë i Kosovës.

“Presidenti Borut Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës. Si një mik, ai edhe këto ditë po qëndron pranë nesh, në 10 – vjetorin e pavarësisë sonë. Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim dhe avancim në rrugën euro-atlantike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona në shumë fusha, në veçanti ato ekonomike”, shkruan Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat