Haradinaj: Në SHBA na priten si partner, nuk na dhanë detyra

Aktuale

Haradinaj: Në SHBA na priten si partner, nuk na dhanë detyra

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:41
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka hapur mbledhjen e Qeverisë, me informimin e kabinetit qeveritar, lidhur me vizitën e delegacionit kosovar në SHBA.

 Ai tha se  gjatë takimeve të shumta që delegacioni kosovar kishte në Amerikë, u vë në dukje qëndrimi  i qartë se Amerika vazhdon ta përkrah Kosovën, nga e cila ka kërkuar dhe t’i kryej detyrat e shtëpisë. 

Haradinaj: Na inkurajuan t’i kryejmë punët e shtëpisë

“Ajo që më bëri përshtypje në këtë  pritje, ishte një qëndrim i qartë i Amerikës prej gjeneralit Mek Master, duke iu drejtuar presidentit Thaçi, mua dhe të gjithë të pranishmëve të nderuar që ishin aty, por dhe popullit të Kosovës,  se Amerika vazhdon me qene me Kosovën dhe e përkrah Kosovën në perspektivën  e vet si shtet i pavarur dhe sovran... Me këtë vizitë dhe ne bisedat që i kemi pas, na inkurajojnë me i kryer punët e shtëpisë si Kosovë dhe njëkohësisht na japin përkrahjen që me ec në proceset integruese euroatlantike Kosova”, tha ai.

E punë të shtëpisë sipas Haradinaj janë qeverisja e mirë, rendi dhe ligji, zhvillimi ekonomik, por  dhe demarkacioni dhe asociacioni tha që ishin si shqetësim. Por  fokusimi i tij ishte tek mandatimi i ushtrisë së Kosovës. Por tha se pritja në Amerikë ishte ndryshe nga ato në Bruksel, pasi që atje u trajtuan si partner.

Haradinaj: Nuk na dhanë detyra, na pritën si partner

“Pritja në Amerikë ka qenë një pritje për një partner. Nuk na kanë dhënë detyra. Kanë pas qejf me na ndëgju. Me kuptu çka po synojmë, si synojmë me mbërri.  Mund me iu thanë se jemi  trajtuar si partner në çdo takim, në çdo bisedë kemi prezantu ato pikëpamje që i kemi. Për dallim kur isha më  Bruksel që kur i prezantojsha pikëpamjet tona, u bëjshin nervoz. Në Washington nuk ishte kështu. Në Ëashington ishin të kujdesshëm me të ndëgju . Me i pranu ato pikëpamjet dhe trajtimi që më është bërë atje që është një nder për Kosovën jo veç për mua. Ka qenë vërtetë i nivelit më të lartë“, tha ai.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Haradinaj tha se po i ndajnë këto mjete, me qëllim që manifestimet të jenë në nivelin e duhur.

Haradinaj: Manifestimet të jenë në nivelin e duhur

“ Ne si qeveri kuptohet që do të përmbushim detyrimet tona që manifestimet për 10 vjetorin të jenë në nivelin e vet të merituar”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka themeluar Këshillin organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë  së UÇK së me 5, 6 dhe 7 mars nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.  Për këtë këshill qeveria ka ndarë mjete financiare, në vlerë prej 100 mijë euro.

 E  në këtë mbledhje  kryeministri Ramush Haradinaj paraqiti një shqetësim lidhur me borxhet që kanë komunat, për të cilat kërkoi mendim nga ministri Bedri Hamza,  se a mund të ketë ndonjë zgjidhje.

Haradinaj: A mund të gjejmë dalje nga kjo gjendje

“Janë disa situata të borxheve gati në përmbarim, që i bllokojnë komunat. A do të mundemi me i gjet ndonjë dalje kësaj gjendje”, tha ai.

Por ministri Bedri Hamza tha se kjo është një çështje e cila duhet të trajtohet në aspektin ligjor.

Hamza: Borxhe kanë komunat dhe dy ministri

“Borxhet në një nga mbledhjet e ardhme, në mënyrë specifike do t’i raportoj në Qeveri, nëpër komuna. Por ka dhe në nivel qendror. Të nivelit qendror kryesisht janë kryesisht të dy ministri të linjës, por ka edhe tjera. Që janë te Ministria e Infrastrukturës rreth 22 milionë euro. Te Ministria e Shëndetësisë rreth  7 milionë euro. Por ka dhe në nivel të komunave. Këto paraqesin kogja situatë delikate me modelu zgjidhje dhe në aspektin ligjor”, tha ai.

E Haradinaj tha se ka raste kur komunat edhe bankrotojnë

Haradinaj: Kish raste kur komuna po bankrotojke

“ Faleminderit ministër, se kish rast kur komuna po bankrotojke”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së Grantit me BERZH-in, për financimin e projektit të rrugëve rajonale, zhvillimi i procedurave të brendshme për aprovim. Në këtë marrëveshje parashihen dhe dy grante, ku BERZH në vlerë prej 200 mijë euro.  Qeveria po ashtu ka miratuar Nismën për negocimin e marrëveshjes së Grantit me Bankën gjermane për zhvillim për financimin e projektit mënjanimin e ujërave të zeza në Kosovën jugperëndimore, ku Qeveria gjermane ka zotuar dhe 8 milion euro shtesë në formë grantit për vitin 2018 për vazhdimin e projektit si faza e V. Qeveria po ashtu ka emëruar sekretar të përgjithshëm të MASHT -it Ekrem Kastratin për një mandat 3 vjeçar.

E zëvendës kryeministri Fatmir Limaj, kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i ipet një zgjidhje kompleksit memorial në Prekaz, pasi që sipas tij kjo është një çështje urgjente.

Limaj: T’i japim prioritet memorialit në Prekaz, që të mos shembet

“Por si duket ka nevojë, për një angazhim shtesë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet dhe ta marrë përsipër të  jap kontributin e saj, që mos të vijmë në një situatë të pakëndshme, ku ai memorial mund të rrezikohet të shembet. Ne po mendojmë që gjatë kësaj jave me marrë informacione të plota, gjendjen ku është dhe në mbledhjen e ardhshme me propozu një komitet ndërministror, që me pas raport të hollësishëm për qeverinë, ku janë punët dhe si do ti qasemi kësaj. Ideja jonë është që të paktën në konzervim të merr pjesë Qeveria  e Kosovës dhe ky komitet ndërministror duke i dhënë prioritet kryesor dhe me shpëtu gjithë memorialin atje”, tha ai.

E ministri i Financave Bedri Hamza tha se Qeveria është e gatshme ta financoj këtë projekt, pavarësisht kostos.

Hamza: Qeveria pa problem e financon këtë projekt

“Kam shpreh zotimin dhe gatishmërinë e Qeverisë,  sa i përket konstruksionit financiar. Në asnjë kohë nuk është problem,  me i bë punimet e nevojshme në këtë memorial.. Pavarësisht  se cila është kostoja Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mundësi me përcjell me mjete pa asnjë vonesë financimin e konzervimit të kullave në kuadër të këtij projekti”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj foli dhe për vizitën e nesërme të  kryeministrit të Malit të Zi. Tha se kjo vizitë është një nder që po i bëhet Kosovës.

Ndërsa tha se ka dhënë urdhër për vënien e flamurit shtetëror tek rrethi i kryeqytetit.

Hardinaj: Kam dhënë urdhër të vendoset flamuri te rrethi

“Sot po ashtu kam dhënë detyrë, që me u vendos  flamuri ‘Te Rrethi’, flamuri i Kosovës. Nuk ka shqiptar që se nderon flamurin shqiptar. Porosia e 17 Shkurtit është Kosova pavarësia dhe na bën nder flamuri. Debatet e këtyre ditëve, kisha pasur dëshirë që të kemi një konstruktivitet vjen 19 shkurti dhe i vazhdojmë ato tonat”, tha ai.

Ndërsa i quajti qesharake deklaratat për ndarje apo këmbim territoresh.

Haradinaj: Këto janë qesharake, jam kundër ndryshimit të kufijve

“Janë qesharake këto. Nuk janë serioze. Habitem nganjëherë se kush po i nxit dhe pse po i nxit debat në Kosovë dhe mediat tona duhet të kenë pak kujdes. Nuk janë biseda fort me i absorbu ne. Do të jemi të kujdesshëm. Jam kundër ndryshimit të kufijve të kosovës së sotme. është Kosova kosovë, ajo që e kemi shpall. Mbetet kështu”, tha ai.

Haradinaj njofton kabinetin qeveritar për vizitën në SHBA

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me vizitën e delegacionit nga Kosova në SHBA.

 "Dua të ndaj me ju një informatë të vizitës në Amerikë. Ka qenë një delegacion i madh i Kosovës në SHBA. Ngjarja e parë ishte pritja në 10 vjetorin e pavarësisë. Me rendësi ishte që në këtë pritje ishte prezent një nivel i lartë i institucioneve të Amerikës. Këshilltari për siguri i Trump. Ajo që më bëri përshtypje në këtë pritje ishte qëndrimi i qartë i Amerikës se Amerika vazhdon me qenë me Kosovën dhe e përkrah Kosovën në perspektivën e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Kam pas takim me Departamentin e Shtetit. Kam pas takim me drejtorin e CIA-s kemi biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Kemi pasur plot takime dhe një vizite në IOËA. Në këtë vizitë dhe në bisedat që i kemi pas na inkurajojnë më i kry punët e shtëpisë si Kosovë", tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat