Veseli viziton Demaçin me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Aktuale

Veseli viziton Demaçin me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Nga: Bota Sot Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 17:43
Pamje nga vizita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Adem Demaçi me rastin e 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Veseli ka shkruar në Facebook se “askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi”.

Postimi i plotë:

Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat