Fati i demarkacionit mësohet nesër

Aktuale

Fati i demarkacionit mësohet nesër

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:43
Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme Kosovën do ta vizitojë Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Vizita e tij ishte paraparë që të ndodhte javën e kaluar, por dështoi për shkak të mjegullës së madhe.

Agjenda e takimeve të nesërme është bërë e ditur, teksa besohet se do të diskutohet për shumë çështje me interes të dy vendeve.

Kështu ka thënë për mediat vendore, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo tregoi se po planifikohet që të ketë mbledhje në mes dy qeverive si me Shqipërinë ashtu edhe me Malin e Zi.

Ndërkaq, ndër temat që do të diskutohen pritet të jetë edhe ajo e demarkacionit.

“Do të diskutohen shumë çështje që kanë të bëjnë me interesin e dyja vendeve të një bashkëpunimi bilateral. Do të tentohet që të ketë një lloj mbledhje të dy qeverive qysh ka funksionuar me Shqipërinë dhe qysh po planifikohet me Maqedoninë pse jo edhe me Malin e Zi por që nuk do të anashkalohet as tema e demarkacionit”, tha zëdhënësja e Qeverisë.

Kryeministri malazez pritet që të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në orën 16:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat