Fisnik Ismaili ka një ide të re për flamurin të rrethi

Aktuale

Fisnik Ismaili ka një ide të re për flamurin të rrethi

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 22:07
Fisnik Ismaili

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka reaguar lidhur me vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethi në Prishtinë.

Ai ka shkruar në Facebook se “nëse bash tu ka pikë me e qitë flamurin e kaltër, të paktën leji bashkë të dytë”, po ashtu ai ka shtuar se kur të përfundoj festa  të vendoset në ndonjë rreth tjetër.

Postim i plotë:

Palidhje. Nëse bash tu ka pikë me e qitë flamurin e kaltër, të paktën leji bashkë të dytë. Kur kryhet festa, gjeje një rreth tjetër, banja shtizën, edhe vendose qaty.

Debat pa pikë nevoje. Konflikt që s'po i duhet shqiptarëve qetash. Përçamjet që me shekuj na banë pikë e pesë. Po milet i plast jemi. Pikë.

Të paktën e gjeta një mënyrë me e përdorë fjalën "pikë" me 4 kuptime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat