“Dështimi i kthesës...”, ish eprori i G2 tregon se si kishte dështuar atentati për vrasjen e kryetarit serb në Prishtinë

Aktuale

“Dështimi i kthesës...”, ish eprori i G2 tregon se si kishte dështuar atentati për vrasjen e kryetarit serb në Prishtinë

Nga: P.R Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 22:05
Foto e postuar nga Miftari

Ish eprori i G2, dhe ish anëtar i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka treguar se si kishte dështuar një pjesë e G2 që ta kryej vrasjen e ish kryetarit të Serbisë, Vojsllav Koshtunices.

Image
Naim Miftari

“Një pjesë e G2.... kishte përgatit pas luftës vrasjen e krykriminelit serb kryetarit Serb Vojsllav Koshtunices, që kishte paralajmëruar vizite UNMIK-ut në Prishtinë por edhe ndaj Hans Hakerupit. Atentati dot kryhej me dy snajper të ‘rënd' nga dy pozicione dy banesa përball ndërtesës së UNMIKUT. Ishte shqyrtuar edhe sulmi masiv me eksploziv në urën afër kasarnes Skënderbeu por rreziku ishte për shumë viktima të pa fajshme në radhë të eskortës të policisë dhe KFORIT.  (Informacjonet kishin rrjedh edhe te inteligjenca e një superfuqije të cilët ndaluan ardhjen e krye kriminelit serb dhe Hansi ....miku i serbve thej qafen ...në vendin e vet)!”, ka shkruar Miftari në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat