Berisha: Te “Rrethi” të vendoset çanta e Anita Haradinajt

Aktuale

Berisha: Te “Rrethi” të vendoset çanta e Anita Haradinajt

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:38
Anita Haradinaj dhe Kimete Berisha

Publicistja, Kimete Berisha, marrë shkas nga largimi i flamurit kombëtar nga “Rrethi” i Prishtinës me urdhër të kryeministrit Haradinaj, ka kritikuar ashpër këtë të fundit, duke thënë se Kosova aktualisht po qeveriset nga niveli më i ulët i mundshëm i njerëzve që ekzistojnë.

Derisa në Kosovë po diskutohej se a duhej të vendoset flamuri kombëtar apo ai i shtetit të Kosovës, për publicisten Berisha, tek “Rrethi” i Prishtinës do të duhet të vendoset çanta e shtrenjtë e gruas së kryeministrit Haradinaj.

“Çanta e Anitës e tregon standardin e Republikës së Kosovës, dhe aftësinë e gruas së Rambos se si me rrogën 600 euro (kurrë pa shku n’punë), mund ta blejë ‘gospoxha’ çantën 2,000 euro”, ka shkruar Berisha në profilin saj në Facebook.

Në reagimin e saj ajo ka kritikuar edhe kryekuvendarin Veseli lidhur me takimin e tij më Adem Demaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat