Gecaj flet për heqjen e flamurit kombëtar te “Rrethi” në Prishtinë, ja çka do të ndodhte sikur një veprim i tillë do bëhej nga Qeveria Mustafa!

Aktuale

Gecaj flet për heqjen e flamurit kombëtar te “Rrethi” në Prishtinë, ja çka do të ndodhte sikur një veprim i tillë do bëhej nga Qeveria Mustafa!

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:06
Bajram Gecaj dhe Isa Mustafa

Bajram Gecaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka shkruar për vendosjen e flamurit shtetëror tek rrethi i Prishtinës.

Gecaj ka thënë se ai është pro që sheshi të valojë flamuri shtetërorë. Por sipas tij në qoftë se këtë veprim, duke e larguar flamuri kombëtar e duke e zëvendësuar me atë shtetëror do ta bënte LDK-ja, kryeministri aktual së bashku me ish-partnerët anarkistë tanimë të zbutur do t’ia ‘shtinin’ Kosovës flakën.

Postimi i plotë i Gecajt:

Unë personalisht jam pro që te sheshi të valojë flamuri shtetëror. Megjithatë, ky kryeministër së bashku me ish-partnerët anarkistë tanimë të zbutur, do t’ia shtinin Kosovës flakën po ta kishte bërë këte veprim qeveria e mëparshme e LDK-së, posaçërisht nëse kjo do të bëhej aq padinjitetshëm siç e bëri kjo qeveri: natën dhe pa asnjë ceremoni protokolare! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat