Nexhat Daci: Ta ruajmë si sytë e ballit shtetin tonë, Kosovën e dashur

Aktuale

Nexhat Daci: Ta ruajmë si sytë e ballit shtetin tonë, Kosovën e dashur

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:14
Nexhat Daci

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Nexhat Daci ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për dhjetëvjetorin e Pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Punën për pavarësimin e vendit Daci e ka quajtur “Five Star Mission”, përderisa ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan krijimin e Republikës së Kosovës.

“Ju falënderoj nga zemra që i mundësuat Republikës dhe ndërkombëtarëve të kenë një “FIVE STAR MISSION” për herë të parë në historinë e misioneve ndërkombëtare në botë”.

“Ne përjetuam dhe realizuam një “lindje dhe fëmijëri të vështirë të shtetësisë së Kosovës”, prandaj le ta duam dhe ta ruajmë si sytë e ballit shtetin tonë – Kosovën e dashur” është shprehur Daci.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat