Flet Limaj: Shumë shpejt zgjidhja për Demarkacionin

Aktuale

Flet Limaj: Shumë shpejt zgjidhja për Demarkacionin

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:32
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se çështja e demarkacionit po shkon në rrugën e duhur dhe se kjo çështje përfundimisht do të jetë e mbyllur shumë shpejt.

“Për Demarkacionin jemi duke shkuar në rrugën e duhur, shumë shpejt çështja do të zgjidhet dhe përfundimisht kjo temë do të jetë e harruar dhe e mbyllur”, ka thënë ai.

Limaj duke folur për vizitën e kryeministrit malazez Dushko Markoviq në Kosovë ka thënë se kjo vizitë ka thelluar edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi.

“Vizita e kryeministrit të Malit të Zi ka qenë një vizitë historike për faktin që ka qenë kryeministri i parë i Malit të Zi prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Është një lajm shumë pozitiv për Kosovën dhe një rikonfirmim i miqësisë mes dy vendeve tona dhe ne kemi biseduar për shumë tema. Ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm, duke filluar me thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Malit të Zi, kjo energji pozitive dhe kjo marrëdhënie që ekziston mes dy shteteve tona, duhet t’i thelojmë marrëdhëniet dhe s’do të mundet asgjë të na pengojë drejt thellimit të bashkëpunimit. Edhe një herë u konfirmua dje me deklaratën e kryeministrit”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se pret edhe nga deputetet e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Pres që deputetët e Kuvendit ta mbështesin thellimin e bashkëpunimit në interes të të dyja vendeve”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat