Mësohet kur do të merret vendimi rastin e vrasjes së Aulon Zekës

Aktuale

Mësohet kur do të merret vendimi rastin e vrasjes së Aulon Zekës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:42
Aulon Zeka

Rastit të zbardhjes së vrasjes së të miturit Aulon Zeka i ka ardhur fundi. Nesër trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për të Mitur, do të mblidhet për të dëgjuar fjalën përfundimtare të të gjitha palëve të përfshira në këtë rast.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i familjes Zeka, avokati Skender Musa.  Sipas tij, javën e ardhshme do të jepet aktgjykimi ndaj të dyshuarve të këtij rasti.

“Nesër fjala përfundimtare e palëve pas tri katër ditëve shpallet aktgjykimi”, është shprehur avokati Musa.

Seanca ndaj të dyshuarve do të nis nesër në ora 9:00.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, G.H dhe R.G., si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.

Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e 15 shtatorit të vitit të kaluar rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat