E pranon Hoxhaj, e përgëzon Pacollin për njohjen nga Barbadosi

Aktuale

E pranon Hoxhaj, e përgëzon Pacollin për njohjen nga Barbadosi

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:18
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për njohjen nga Barbadosi, duke e konsideruar si lajm mëse të duhur për Kosovën në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë.

Hoxhaj ka përgëzuar ministrin Pacolli për këtë njohje ndërsa ka falënderuar kryediplomaten e Barbadosit Maxine McClean.

“Një lajm mëse i duhur për Kosovën njohja nga Barbadosi. Në prag të dhjetë vjetorit të pavarësië, shteti jonë po hap dyert e botës çdo ditë e më tepër. Përgëzime ministrit Pacolli dhe mikeshës time, kryediplomates Maxine McClean për njohjen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Njohja nga Barbadosi është njohja e 116 e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat