Avdyli ka lajme të mira për ish-ushtarin e UÇK-së, britanikun Harrison

Aktuale

Avdyli ka lajme të mira për ish-ushtarin e UÇK-së, britanikun Harrison

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:21
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka dhënë një lajm të mirë për ushtarin nga Britania të UÇK-së, Jon Harrison i cili është rikthyer në Kosovë i shëruar nga tumori.

Avdyli ka shkruar në Facebook se Harrison është rikthyer për ta falënderuar popullin zemërgjerë të Kosovës për ndihmën në momentet e tij më të vështira.

Postimi i plotë:

Heroi i Koshares nga Anglia u rikthye. Jon Harrison, ushtaraku që luftoi e trajnoi ushtarët e UÇK-së, në kohën më të vështirë të historisë sonë, mbeti i lidhur me Kosovarët për tërë keto vite. Por fatkeqësia e preku para 2 vite. Ai u diagnostifikua me një lloj tumori. Një tumor në mes trurit i ishte paraqitur dhe neurokirurgët Britanez për shkak të rrezikut nga operimi kishin rekomanduar trajtim me barna dhe i kishin dhënë 12-14 muaj jetë. Para 16 muajsh JONI erdhi në Kosovë për tu përshendetur me miqtë. Një rrugë në Prizren morri emrin e tij. Gjendja ishte e rënde , mezi ecte e merrte frymë. Në një darkë të atehershme, pasi i shikova filmat , ia propozova ta provon trajtimin me Gama Knife. Pas kthimit në Angli ai interesohet per këtë trajtim , por sigurimi shendetesor sia mbulonte dot, atëherë dolën në skenë miqtë e tij Kosovar anëkend botës. Përmes donacioneve nëpër shkolla , institucione, e qytetarë të thjeshtë në Kosovë e diasporë u mblodh shuma prej 46.000 €. Trajtimi filloi dhe rezultoi i sukseshëm. Këto ditë bashkë vëllaun e tij u rikthye shendetmirë për ta festuar pavarësinë bashkë me ne. Ai rikthye edhe për ta falënderuar popullin zemërgjerë Kosovar për ndihmën në momentet e e tij më të veshtira tash kur ka 4 muaj që ka kaluar ai afat i kobshëm për të. Miku i mirë , në ditët e vështira . Ai ishte me ne, kur armiku donte të na zhdukte, e ne ishim me të kur sëmundja e rrenoi . Dhe tani ne fituam nga armiku por edhe Joni fitoi nga sëmundja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat