Thaçi e di kush e vrau Ivanoviqin? Thotë se e vërteta do t’i dhembë dikujt

Aktuale

Thaçi e di kush e vrau Ivanoviqin? Thotë se e vërteta do t’i dhembë dikujt

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:48
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ka thënë se e vërteta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të zbulohet dhe se kjo e vërtetë mbase nuk do t’i pëlqejë dikujt.

“Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviq vazhdon, deri më tani nuk ka indikacione që është një rast i motivuar etnikisht, por informacionet e para tregojnë për motive kriminale dhe mafioze”, ka pohuar Thaçi.

“Do të bashkëpunojmë me autoritetet serbe në mënyrë që të marrim informata adekuate dhe e vërteta do të dalë në shesh edhe në qoftë se dikujt do t’i dhembë”.

“Nuk mund të them më tej, ka edhe institucione relevante që do të japin rezultatet e tyre, por mund të ketë struktura kriminale që lidhen me qarqet e caktuara politike”, deklaroi presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat