Deda: Edhe demarkacioni me Serbinë do të jetë i vështirë

Aktuale

Deda: Edhe demarkacioni me Serbinë do të jetë i vështirë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:12
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se beson se demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi do të zgjidhet gjatë këtij muaji.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se zgjidhja e demarkacionit të Kosovës me fqinjin perëndimor të saj, do të forcojë shtetësinë e Kosovës.

“Mali i Zi automatikisht do t’i dërgojë letër Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku do ta njoftojë që e ka caktuar vijën kufitare me Kosovën”, ka shtuar Deda.

Sipas tij, pjesë e vështirë do të jetë edhe demarkacioni i Kosovës me Serbinë, e i cili do të paraqitet në tri ose katër vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat