Nënshkruhet marrëveshja për korigjimin e Demarkacionit

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për korigjimin e Demarkacionit

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:33
Vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi

Mediat marrin vesh ekzkluzivisht se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq kanë rënë dakord që të nënshkruajnë marrëveshje për korigjimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Sipas mediave, kjo marrëveshje është arritur gjatë vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë dy ditë më parë.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy homologëve lidhur me këtë çështje të hapur mes të dyja shteteve tash e sa kohë pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Markoviq gjatë vizitës në Kosovë la të kuptohet se shteti i tij është i gatshëm të bisedojë me Kosovën për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi.

Ai në një konferencë për media bashkë me homologun kosovar ka deklaruar se në takimin me Haradinaj është diskutuar për një zgjidhje të mundshme që të arrihet në një marrëveshje miqsh për miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Lajmin e plote mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat