Hoxhaj: Marrëveshja mes dy shteteve i hap rrugë ratifikimit të Demarkacionit

Aktuale

Hoxhaj: Marrëveshja mes dy shteteve i hap rrugë ratifikimit të Demarkacionit

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:12
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se festa e pavarësisë merr kuptim tjetër pas lajmit për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanovi?qpër zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

“Një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për t’i hapur rrugë lëvizjes tonë pa viza në Evropë gjatë këtij viti. Personalisht, jam angazhuar me tërë qenien time gjatë këtyre viteve për të mos ekzistuar një pengesë e tillë. I lumtur dhe falënderues që u dakorduam së bashku me miqtë tanë malazez këto ditët e fundit për nënshkrimin e kësaj deklarate e cila do ti hap rrugë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikoj marrëveshjen për demarkacionin dhe ta mbyllim këtë temë sa më herët”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat