Thaçi falënderon presidentin malazez, jep detaje për marrëveshjen për Demarkacionin

Aktuale

Thaçi falënderon presidentin malazez, jep detaje për marrëveshjen për Demarkacionin

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:27
Hashim Thaçi dhe Filip Vujanovic

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka prezantuar deklaratën e përbashkët, që ka nënshkruar me presidentit e Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka falënderuar presidentit malazez, duke shtuar se janë pajtuar për të korrigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Sapo prezantova deklaratën e përbashkët, që kam nënshkruar me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Falënderoj presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic për mirëkuptimin që ka treguar për marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe perkushtimit të lidershipit të Kosovës, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe të opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Liberalizmi i vizave është dhurata më e mirë që mund të ndodhë në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë. Prandaj, jam i sigurt se partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që pa humbur kohë, ta ratifikojnë marrëveshjen. Urime. HTH #kosova10./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat