Pas marrëveshjes flet Abdixhiku: Silleni ta votojmë dhe ikni, se e keni bërë...

Aktuale

Pas marrëveshjes flet Abdixhiku: Silleni ta votojmë dhe ikni, se e keni bërë...

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:15
Lumir Abdixhiku

Pas marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar edhe deputeti Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se pas tre vitesh krizë, dhunë po u kërkohet që të votohet e njëjta marrëveshje, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë thirrje që të sillet dhe të votohet, që qytetarët të kenë liberalizim, ndërsa u ka thënë që të ikin, pasi e kanë bërë lëmsh.

Postimi i plotë:

Dhe kështu,
Edhe pas demarkacionit, vjen demarkacioni.

3 vite të humbura për një kauzë fiktive nga një klasë që vetëm pushtet do. Nga një klasë që për 3 vjet mbajti vendin në krizë, në dhunë, djegie, trazira, atentate e kërcënime – në thirrje tradhtarë e shitës tokash për gjithkë. Pasi shanë e pështynë një marrëveshje për 3 vjet rresht, vendosën të njëjtën ta sjellin në Parlament. Të votohet marrëveshja e gushtit 2015 tash na thonë. Do t’i korrigjojmë çështjet pasi ti votojmë.

- E para, pasi ta ratifikojmë e votojmë, fjalët e deklaratat s’kanë më vlerë. Zero vlerë.

- E dyta, korrigjimi i tillë, për çfarë flasin sot ishte paraparë edhe me marrëveshjen e parë.

Por këta që sot na sillen tirumfalistë kishin nevojë për një derë; donin një pretekst për të dalë nga theqafja në të cilën na kishin futur të gjithëve. E kishin të qartë se s’mund të provonin demarkimin e ri. Se komisioni i tyre s’kishte gjetur fakte kadastrale të reja. Se e gjithë kauza e tyre opozitare ishte false – e rremë; mashtrim. Sot, edhe një deklaratë koti, e pavlerë në ratifikime ndërkombëtare, bën punë për ta.

Po të kishin këta pak dinjitet, do t’i kërkonin falje secilit. Edhe qytetarëve të vendit, edhe kundërshtarëve politik – që i rrezikuan me jetë – edhe gjithsecilit që ka humbur për 3 vjet. Por unë s’pres të skuqen këta sepse këta skuqjen si koncept nuk e dinë. Përkundrazi lavdërohen.

Pres, gjithsesi, që qytetarët të mbajnë mend. Të mbajnë mend dhe t’i mbajnë përgjegjës të njëjtit për humbjen e 3 viteve rrugëtim, për hiçgjë. 3 vjet për teke të t’paditurve.

Silleni në Parlament, ta votojmë. T’u japim qytetarëve lëvizje pa viza; lëvizjen që ja mohuat qe 3 vjet. Silleni e më pas ikni. Ikni se lëmsh e keni bë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat