Hoxhaj: Deputetët tash kanë bazë politike dhe legale që ta votojnë Demarkacionin

Aktuale

Hoxhaj: Deputetët tash kanë bazë politike dhe legale që ta votojnë Demarkacionin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:20
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka folur rreth deklaratës së përbashkët të arritur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq për Demarkacionin.

Hoxhaj ka thënë se kjo është një ngjarje e veçante në Kosovë e cila po ndodh në prag të shënimit të 10 vjetorit të shënimit të pavarësisë, ngjarje që duhet të kuptohet drejtë.

“Pas një komunikimi disa javësh me kolegët tanë në Mal të Zi, presidenti Thaçi ka nënshkruar një dokument që është instrument diplomatik i komunikimit ndërkombëtar. Deputetët e Kuvendit me këtë deklaratë kanë bazë politike dhe legale që ta votojnë Demarkacionin dhe ta zëmë kohën e fundit që qytetarët të lëvizin pa viza”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se ka pasur një komunikim në muajt të fundit, ku është arritur një koordimin në mes partnerët të koalicionit se si të tejkalohen dallimet sa i përket demarkacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat