Albulena Haxhiu fton Lumezin që të ndërmarr veprime ndaj Thaçit

Aktuale

Albulena Haxhiu fton Lumezin që të ndërmarr veprime ndaj Thaçit

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi.

Haxhiu përmes Facebook-it ka kërkuar nga  Kryeprokurori Aleksander Lumezi që të nisë menjëherë veprimet në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:          

Hashim Thaçi është zotuar duke nënshkruar deklaratën e sotme me homologun malazez për angazhimin e tij në ratifikimin e marrëveshjes që falë territor.

Meqë në cilësinë e Presidentit Hashim Thaçi ka vepruar kësilloj, i bëj thirrje Kryeprokurorit Lumezi që të nisë menjëherë veprimet në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. 
***
Kodi Penal i Republikës së Kosovës
Neni 124
Tradhtia ndaj vendit 
2. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të shtetit nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër dënohen me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat